Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira mesatare dhe erë të dobët. Temperatura minimale do të lëviz prej 7 deri 16 gradë celsius, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë në intervalin prej 27 deri 33 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë më diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla me dhe erë që fryn në drejtim veri-perëndimor, ndërsa temperaturat do të lëvizin prej 12 deri 31 gradë celsius.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër moti do të jetë stabil, i thatë dhe i nxehtë për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna në fund të ditës do të bëhet ndryshimi i motit, e cila në ditët e ardhshme do të jetë me vranësira më të mëdha, me reshje të shiut, erë më të përforcuar dhe ulje të temperaturës në pjesën më të madhe të vendit për më shumë se 10 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat