LSDM: A ka Mickoski plan për të ardhmen evropiane në Maqedoni?

Maqedonia

LSDM: A ka Mickoski plan për të ardhmen evropiane në Maqedoni?

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:09
LSDM

Nëpërmjet një kumtesë të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet “Hajde Mickoski, nëse nuk ke plan për bojkot përkrahe planin hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE-së”.

Ata pyesin nëse nuk ka Mickoski plan për bojkot, a ka ndonjë plan për të ardhmen evropiane në Maqedoni?

“Maqedonia tash lirisht merr frymë lirshëm dhe ka një plan, plan strategjik për hyrje në NATO dhe BE, për të ardhme të sigurt dhe të sigurt”, kumtojnë nga LSDM-ja duke shtuar se besojnë se OBRM-PDUKM-ja ka të njëjtin plan.

Ata i bëjnë thirrje Mickoskit ta përkrahë planin për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE me identitet të pranuar maqedonas.

“Përkrahe dhe përfshihu drejt shumicës dërmuese së qytetarëve, qytetarë partiak dhe jopartiak, të cilët dëshirojnë që Maqedonia të arrijë, të ekzistojë” thonë nga LSDM duke thënë se më 30 shtator nuk do të ketë zgjedhje, se ajo ditë nuk do të jetë betejë mes parive politike dhe nuk do të jetë betejë me Mickoskin.

Sipas LSDM-së 30 shtatori është ditë e madhe e vendimit të të gjithë qytetarëve dhe është vendimi i të ardhmes së Maqedonisë.

“Nëse dëshiron LSDM-ja që nga nesër e fiton Mickoskin në zgjedhje. Por, tash çështja është për të ardhmen, ai vendim është më e madhe nga të gjithë partitë politike bashkërisht. Mickoski mund të dëshmojë se a është i sinqertë, dhe publikisht t’u bëjë thirrje anëtarëve të OBRM-PDUKM-së të dalin më 30 shtator dhe të votojnë sipas bindjes së tyre” thuhet në kumtesën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat