Të dënuarve për Sopotin u refuzohet dëmshpërblimi

Maqedonia

Të dënuarve për Sopotin u refuzohet dëmshpërblimi

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 10:25
Ish-të dënuarit në rastin Sopoti

Ish-të dënuarit në rastin Sopoti në fundjavë janë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë me përgjigjen negative të këtij dikasteri ndaj të drejtës së tyre për dëmshpërblim, njofton Alsat-M.

Jo zyrtarisht mësohet se dikasteri i Renata Deskoskas nuk ka buxhet për ta mbuluar dëmin e Sopotasve.

Megjithatë arsyet zyrtare pritet t’i shpalosin avokatët e ish-të dënuarve. Në rast se resori i Drejtësisë nuk i mbulon dëmet për shkak të mungesës së buxhetit, çështja kalon në instanca gjyqësore.

Kërkesa për dëmshpërblimin e një pjese të dënuarve ishte dërguar në muajin maj të këtij viti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat