AUV: Bakteriet mund të jenë shkak për helmimin në Vinicë

Maqedonia

AUV: Bakteriet mund të jenë shkak për helmimin në Vinicë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 10:40
Ilustrim

Zyrtarët e Inspektoratit të Agjencisë për ushqim dhe Veterinari, në bashkëpunim me epidemiologun nga Qendra për Shëndet Publik dhe përfaqësuesit e Inspektoratit Shëndetësor Sanitar, gjatë fundjavës në Vinicë, kanë kryer kontroll inspektuese në objektin hotelerik, ushqimore, pas marrjes së lajmit se ka pasur të helmuar me ushqim.

Nga ana e inspektoratit për ushqim, objekti hotelerik është mbyllur, janë marr masa për pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektim të objektit. Janë marr mostra nga ushqimi nga të cilat Agjencia pret rezultatet zyrtare, edhe pse të dhënat e para thonë se bëhet fjalë për ndotje bakteriale.

Personat e helmuar janë të punësuar në fabrikën për prodhimin e mobilieve, për të cilët ky objekt ushqimor, sipas marrëveshjes së dakorduar, gjatë javës dërgon dy herë ushqim.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në ditët në vijim në Vinicë do të kryej kontrolle të jashtëzakonshme tek të gjithë operatorët të cilët përgatisin dhe shpërndajnë ushqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat