Angellovski: Më 27 prill sulmuesit ishin të drejtuar drejt Zaevit dhe Spasovskit

Maqedonia

Angellovski: Më 27 prill sulmuesit ishin të drejtuar drejt Zaevit dhe Spasovskit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:19
Dhuna ne Kuvend

Me dëshminë e Aco Angellovskit, ish-rojën personale të Oliver Spasovskit, në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon seanca për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në pyetjen e prokurores Villma Ruskoska, dëshmitari tha se më 27 prill ka qenë pjesë e grupit të sigurimit personal të Oliver Spasovskit. Sqaroi se të njëjtën ditë në orën dhjetë së bashku me Spasovskin kanë arritur në Kuvend.

Ai tha se kur ka arritur në Kuvendi i ka ardhur habi pse ka pasur aq pak policë rreth Kuvendit. Ai shtoi se ka qenë i goditur me një tub hekuri në kokë për të cilën ka edhe dokumentacion mjekësor.

“Sulmi dukeshe sikur komandoheshe. Për mendimin tim i tërë sulmi ishte fokusuar drejt Zoran Zaevi, Oliver Spasovski, Petre Shillegovit dhe deputetëve tjerë. Ishim të rrethuar dhe për një orë e ca na munduan. Isha në shok dhe dëgjoja se si dikush jep urdhër vrani ato. Masa vetëm se erdhi drejt nesh dhe unë e nxora legjitimitetin policor dhe pistoletën. Thirra policia largohuni dhe gjuajta një plumb. Atëherë sikur turma u tërhoq. Kjo ishte vendimi im dhe bindja ime, sepse për 12 vjet kam punuar si sigurim në Kuvend”, tha Angellovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat