716 vëzhgues do ta ndjekin procesin e votimit për referendum në Maqedoni

Maqedonia

716 vëzhgues do ta ndjekin procesin e votimit për referendum në Maqedoni

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:44
Ilustrim

Referendumi në Maqedoni do të jetë sfidë mes lindjes dhe perendimit në Maqedoni dhe do të jetë në sytë e botës për të vlerësuar të gjithë procesin në tërësi.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në periudhën e kaluar ka pasur të hapur mundësi që të jep akreditime për vëzhgues dhe shtëpi mediatike nga jashtë për të ndjekur të gjithë procesin e referendumit.

CIVIL do të ketë më shumë vëzhgues në krahasim me organizatat që ndjekin procesin e votimit. Ata do të jenë 282 në numër, kurse MOST do të ketë vetëm 12 vëzhgues.

Inkluziva do të ketë 40 vëzhgues kurse organizata “Qendra kombëtare e romëve-Kumanovë” do të ketë 46 vëzhgues.

OSBE/ODIHR do të ketë 188 vëzhgues dhe 28 përkthyes.

Prej ambasadave, më shumë vëzhgues do të ketë Ambasada e SHBA-ve në Shkup, me 35 vëzhgues dhe 47 përkthyes.

Interesant është fakti se dy shtëpi mediatike ruse do të kenë vëzhgues, TVKANAL24 dhe Agjencia shtetërore e informimit do të kenë nga një gazetar vëzhgues.

Ambasada e Shqipërisë do të ketë 6 vëzhgues kurse e Kosovës do të ketë 4 vëzhgues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat