Në Shkup, për një ditë kafshohen dy persona nga qentë endacak

Maqedonia

Në Shkup, për një ditë kafshohen dy persona nga qentë endacak

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:36
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, stacionin policor në Karposh, janë lajmëruar dy sulme nga qentë endacak.

“Më 27.09.2018 në stacionin policor në Karposh personi me iniciale M.K. (76) nga Shkupi ka lajmëruar se më 25.06.2018 rreth orës 09:00 në rrugën “Shekspirova” ka qenë i kafshuar nga një qenë endacak në pjesën e majtë të këmbës.

Më 27.09.2018 në stacionin policor në Karposh personi me iniciale V.I. (56) nga Shkupi ka lajmëruar se më 26.09.2018 rreth orës 20.00 në sheshin “Aradhat Partizane” vajza e tij e mitur ka qenë e kafshuar nga një qenë endacak në pjesën e majtë të trupit”, thonë nga MPB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat