Sot votojnë të burgosurit, të sëmurët, personat e dobët dhe diaspora

Maqedonia

Sot votojnë të burgosurit, të sëmurët, personat e dobët dhe diaspora

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Në prag të referendumit të nesërm, sot votojnë personat e sëmurë dhe të dobët, të burgosurit dhe personat me burgim shtëpiak, si dhe shtetasit e Maqedonisë jashtë të cilët janë paraqitur për votim.

Në 69 nga 80 komuna janë paraqitur për votim 1.859 persona të sëmurë dhe të dobët. Anëtarët e këshillave zgjedhore do t’i vizitojnë shtëpitë e tyre ku të sëmurët dhe personat dobët do ta realizojnë të drejtën e votës.

Më shumë persona të dobët, për votim janë paraqitur në Demir Hisa? – 145, në Prilep 146, në Strumicë 107 dhe në Kirva Pallankë 100.

Votimi jashtë Maqedonisë zhvillohet në 33 përfaqësi diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë, ndërsa të paraqitur për votim janë 2.694 shtetas të Maqedonisë.

Nëse shtetasit e Maqedonisë që janë paraqitur për votim në referendum, dhe në ndërkohë ai është në Maqedoni, nuk do të mund ta realizojë të drejtën e votës për shkak se emri i tij figuron në Listën Zgjedhore të diasporës.

Në entet ndëshkimore-përmirësuese në Maqedoni duhet të votojnë 1.558 të burgosur dhe persona që janë në paraburgim.

Të drejtë të votës nesër kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pyetja në referendum është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat