Dalja në referendum nga diaspora është 36,56 për qind apo në total kanë votuar 985 persona, nga 2694 të paraqitur për votë, njoftuan nga KSHZ
Sipas rezultateve të KSHZ-së, në burgje kanë votuar 64,60 për qind nga të burgosurit me të drejtë vote.
Prej 1859 personave që votojnë nga shtëpia, gjegjësisht persona të sëmurë, të drejtën e votës e kanë realizuar 1520 votues.
Në lidhje me incidentin i cili mbrëmë ka ndodhur në vendvotimin në Melburn të Australisë, nga KSHZ thonë se rasti është i evidentuar dhe i paraqitur.