Sheqeinska: Zëri i qytetarëve ishte i qartë, duan BE dhe NATO-n

Maqedonia

Sheqeinska: Zëri i qytetarëve ishte i qartë, duan BE dhe NATO-n

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:44
Radmilla Sheqerinska

Në konferencën e përbashkët Radmilla Sheqerinska dhe Bujar Osmani folën për referendumin e djeshëm në Maqedoni.

Sheqerinska u shpreh se dje qytetarët e Maqedonisë votuan me dinjitet dhe zgjodhën rrugën eurotalantike.

Në referendum dolën mbi 600.000 qytetarë dhe shumica absolute “Për” është mesazh i qartë u vullnetit të qytetarëve, dhe shtoi se, “mesazhi jonë është se gjatë kësaj kohe të gjithë duhet luajmë në anën e Maqedonisë sonë”.

Ata që dolën të votojnë morën përgjegjësi për vendin dhe votuan “për” anëtarësim në NATO dhe BE, tha Shqereinska.

Zëri i qytetarëve është e qartë të gjithë partitë politike dhe politikanët të mblidhen dhe t’i vendosin interesat e vendit para atyre partiake.

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta kenë në njërën anë Maqedoninë evropiane dhe në tjetrën izolimin.

Ndërsa Bujar Osmani tha se dje ishte ditë historike për Maqedoninë. Votimi i mbi 600. 000 votuesve ‘për’ jep legjitimet marrëveshjes me Greqinë.

Instrumenti për të matur marrëveshjen me Greqinë s’ka të bënte me censusin e referendum. Mbi 600.000 vota janë të mjaftueshme për të vazhduar procesi për marrëveshjen me Greqinë.

Ai tha se çështja tani transferohet në Kuvendin dhe u shpreh i sigurt se shumica e deputetëve do ta përkrahin ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat