Zaev: Në ditët në vijim do ta kuptojmë se a do të ketë zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

Zaev: Në ditët në vijim do ta kuptojmë se a do të ketë zgjedhje të parakohshme

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 14:16
Zoran Zaev

Në ditët në vijim presi të shikojmë se a ekziston mundësi për marrëveshje me opozitën për të siguruar dy të tretën në Kuvend, e cila është e nevojshme për të miratuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend të cilat dalin nga marrëveshja me Greqinë ose përsëri do të jetë e nevojshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, tha sot kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Fakultetin për Shkenca Kompjuterike.

Sot është një ditë për shikimin e të gjitha analizave dhe të dhënave, dhe bisedimet ka të ngjarë të fillojnë nesër, shtoi kryeministri në deklaratën e tij.

Sipas tij, ekziston aftësia për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat janë alternativa e fundit nëse nuk arrihet marrëveshje. Nëse zgjedhjet zhvillohen, ato do të ndodhin shumë shpejt. Në deklaratën e tij mbrëmë, Zaevi gjithashtu theksoi edhe një herë se ekziston një mundësi nëse zgjedhjet do të organizohen deri në fund të nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat