Çavusoglu: BE dhe NATO të mos hedhin hap mbrapa nga bashkëpunimi me Maqedoninë

Maqedonia

Çavusoglu: BE dhe NATO të mos hedhin hap mbrapa nga bashkëpunimi me Maqedoninë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:23
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu,

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu, tha se Maqedonia duhet t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në NATO dhe porositi se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i japë më shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor, raporton AA.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun holandez Stef Blok në Ankara, Çavu?o?lu foli për referendumin e mbajtur të dielën në Maqedoni për Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, duke theksuar rëndësinë që zgjedhjet dhe referendumet të jenë transparente dhe demokratike.

Shefi i diplomacisë turke tha se rezultati i referendumit është vendim i popullit të Maqedonisë dhe kjo duhet respektuar nga të gjithë, ndërsa shtoi se NATO-ja dhe BE-ja nuk duhet të hedhin hap mbrapa nga bashkëpunimi me Maqedoninë për shkak të rezultatit të referendumit.

“Maqedonia duhet t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në NATO, ndërkohë që BE-ja duhet t’i japë rëndësi më të madhe Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri i jashtëm turk Çavu?o?lu.

Ndryshe, referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni u mbajt pas Marrëveshjes së qershorit midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parashikon ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore si kusht kryesor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.
Pyetja e referendumit, i cili është i treti me radhë në nivel shtetëror gjatë 27 viteve të pavarësisë së Maqedonisë, ishte: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë?”
Referendumi rezultoi me pjesëmarrje të ulët prej 36,91 për qind, prej të cilëve 91,46 për qind votuan “për”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat