Gruevski nuk do të hyj menjëherë në burg, shpëtimin do ta kërkoj në Gjykatën e Lartë

Maqedonia

Gruevski nuk do të hyj menjëherë në burg, shpëtimin do ta kërkoj në Gjykatën e Lartë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:44
Nikolla Gruevski

Gjykata e apelit sot konfirmoi dënimin me burg dyvjeçar për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin, por tani, megjithëse aktgjykimi është ligjërisht i vlefshëm, kjo nuk do të thotë se Gruevski menjëherë do të shkojë pas hekurave.

Ai së pari duhet të marrë vendimin me shkrim dhe gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve duhet t’i paraqesë atij aktin referues, duke treguar ditën kur ai duhet të paraqitet në burg.

“Dita e publikimit në institucion përcaktohet ashtu që personi i dënuar t’i ngelën sëpaku tetë ditë, ndërsa më shumë 13 ditë nga dita e pranimit të aktit referues, parashihet në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Gruveski shpëtimin do ta kërkoj në Gjykatën Lartë, me parashtrimin e një mjetë të jashtëzakonshëm juridik, por gjithashtu duhet kërkojë një vonesë të ekzekutimit të dënimit, siç bëri Vllado Buçkovski, i cili pavarësish aktgjykimit, nuk shkoi kurrë në burg. Në ndërkohë Gjykata e Lartë hoqi aktgjykimin për Buçkovskin dhe procesi filloi nga fillimi.

Për ta shpëtuar Gjykata e Lartë Nikolla Gruevskin duhet që të reagojë në mënyrë të shpejtë, gjegjësisht që nesër duhet të ngre ankesë, ndërsa më vonë për dy javë të merret vendimi.

Versioni më i realët është që Gruevski të hy në burg dhe pastaj të reagojë Gjykata e Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat