Maqedoni, tre deri në katër gra çdo ditë sëmuren nga kanceri i gjirit

Maqedonia

Maqedoni, tre deri në katër gra çdo ditë sëmuren nga kanceri i gjirit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se të dhënat tregojnë se tre deri në katër gra në Maqedoni vuajnë nga kanceri i gjirit çdo ditë. “Përkatësisht, nga sistemi, kemi llogaritur se 1.356 raste të reja kanë ndodhur gjatë vitit 2018, që cilat nuk janë regjistruar në vitin 2017, dhe nëse ndahet me ditë në vit, mesatarja është 3.7”, sqaroi Filipçe.

Ai tha se në periudhën prej 01.01.2017 deri më 30.09.2018, në sistemin Kombëtar të Regjistrimeve elektronike janë regjistruar 60.787 ekzaminime për 8.157 pacientë me tumor në gji. Pacientja më e re është 17 vjeç ndërsa ma e vjetra është 97. Numri i përgjithshëm i grave të diagnostikuar me kancer të gjirit për të cilën gjatë vitit 2018 janë regjistruar në Sistemit Kombëtar është 3.200.

Filipçe theksoi se shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën 2010-2017 është neoplazma e gjirit.

“Në vitin 2010, numri ishte 308 gra, në vitin 2015 numri ishte 281, 2016 -338, ndërsa në vitin 2017 norma u zvogëlua në 279 gra. Përgjegjësia jonë, si institucion dhe si qeveri, është të sigurojmë të gjithë qytetarët me kujdes shëndetësor cilësor, kujdes shëndetësor që shëron, si dhe kujdes shëndetësor që na edukon dhe parandalon:, tha ministri Filipçe.

Duke ndjekur udhëzimet evropiane dhe ndërkombëtare, nga muaji Prill 2015, në bashkëpunim me zyrat e mamografisë në institucionet shëndetësore publike, Ministria e Shëndetësisë ka filluar një “program të shqyrtimit Kombëtar për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”. Për këtë qëllim janë furnizuar memografi të reja dixhitale në institucione të ndryshme shëndetësore publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat