LSDM: Ja çfarë kërkon Mickovski

Maqedonia

LSDM: Ja çfarë kërkon Mickovski

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:17
LSDM

Në opsionet e ofruara nga kreu i opozitës Hristijan Mickovski, LSDM-ja sheh kërkesën për amnisti të ish kryeministrit, Nikola Gruevski. Nga partia në pushtet thonë se shumica qytetarëve janë për integrimin e vendit në NATO dhe BE, si dhe për funksionimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit. Andaj, LSDM-ja nuk do të lejojë amnisti. Të pyetur nëse po negociojnë me deputetët e opozitarë për të siguruar shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, nga LSDM thonë se për çdo ditë publikisht u bëjnë thirrje që të heqin dorë nga interesat partiake dhe ta ndjekin vullnetin e shumicës në referendum. Nëse nuk arrihet marrëveshje, për LSDM-në zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Mickoski ëndërron për dy opsione: Maqedonia t’i japë amnisti Gruevskit dhe Maqedonia të heq dorë nga NATO dhe Bashkimi Evropian. Vetëm për Mickoski marrëveshja me Greqinë është e vdekur. Në momentin kur e gjithë bota jep mbështetje për Maqedoninë, Mickovski ia kthen shpinën gjithë botës, vetëm për ta shpëtuar Nikola Gruevskin. Mickovski është kundër Maqedonisë dhe kundër gjithë botës demokratike. Atë çfarë Mickovski e kërkoi sot është e kundërta e asaj që qytetarët e presin dhe meritojnë – deklalroi Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat