Jankulloska: Do të dorëzojë ankesë ndaj vendimit për burg

Maqedonia

Jankulloska: Do të dorëzojë ankesë ndaj vendimit për burg

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:22
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot është dënuar me gjashtë muaj burg në lëndën “Tanku” e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes”.

Gjatë ditës së sotme kundër Jankulloskës ka qenë e caktuar edhe një seancë në Gjykatën Penale, për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, ndërsa jashtë objektit të gjykatës ajo është takuar nga gazetarët dhe u pyet për aktgjykimin e sotëm në lëndën “Tanku”.

Jankulloska shkurt komentoi vendimin e Gjykatës Penale duke thënë se do të dorëzojë ankesë.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Gjitha i kam thënë në fjalët përfundimtare. Vendimin do ta komentoj në ankesë”, tha Jankulloska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat