LSDM: Mickoski mbetet i vetëm në mbrojtjen e kriminalitetit të Gruevskit, amnisti nuk do të ketë

Maqedonia

LSDM: Mickoski mbetet i vetëm në mbrojtjen e kriminalitetit të Gruevskit, amnisti nuk do të ketë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:35
LSDM

LSDM-ja akuzon kryetarin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski se përsëri flet me zërin e Gruevskit.

“Për qytetarët është e qartë se çfarë dëshiron Mickoski: e para, Maqedonia t’i mundësojë amnisti Nikolla Gruevskit dhe e dyta, Maqedonia të heq dorë nga NATO dhe BE, të heq dorë nga interesat madhore strategjike”, thonë nga LSDM duke shtuar se as njëra dhe as tjetra nuk do të ndodhin.

Sipas LSDM-së shumica dërmuese e mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE dhe ky përcaktim strategjik i Maqedonisë është interes madhor dhe duhet të respektohet. Mickoski, sipas LSDM-së, mbetet në mbrojtjen e kriminaliteteve të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Nëse kryesia e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski me çdo çmim përpiqen ta bllokojnë të ardhmen, atëherë dalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara menjëherë. Nga vullneti i qytetarëve nuk mund të iket”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Në fund të kumtesës, LSDM-ja thotë se amnisti nuk do të ketë për asnjë dhe se Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat