Sheqerinska: U nënshkrua marrëveshja për furnizimin e çizmeve për secilin pjesëtar të ARM-së

Maqedonia

Sheqerinska: U nënshkrua marrëveshja për furnizimin e çizmeve për secilin pjesëtar të ARM-së

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:06
Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, informoi se është nënshkruar marrëveshje për furnizimin e rreth 7.200 palë Çizme për secilin pjesëtar të Armatës, që shënon zhvillim të rëndësishëm edhe në gjendjen e pajisjes personale për secilin ushtar të Maqedonisë.

“Sot nënshkrova marrëveshjen ku Armata e Republikës së Maqedonisë do të sigurojë Çizme të reja ushtarake për secilin pjesëtar. Furnizim i këtillë deri tani nuk është realizuar. Herën e fundit Çizme ushtarake janë furnizuar me marrëveshje në vitin 2012, por edhe atëherë për më pak se gjysmën e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë” deklaroi Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni

Sipas Sheqerinskës ky proces filloi në fillim të vitit, në procedurë transparente, me dialog teknik dhe me mundësi që të gjitha firmat të marrin pjesë në furnizimin e çizmeve ushtarake

Sheqerinska tha se marrëveshja ju siguron pjesëtarëve të Armatës tashmë nuk duhet të thonë se do të jenë në një ushtri në NATO dhe nuk do të kenë çizme të reja. “Sot treguam se anëtarësimi në NATO nuk është vetëm qëllim politik, por anëtarësimi në NATO është edhe mundësi që ushtria e Maqedonisë të funksionojë më mirë, pjestarët e saj të kenë më shumë kushte në punë”, tha ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska.

Furnizimi është në vlerë pre 650.00 eurove dhe në pajtim me rregullat e shpalljes, furnizimi duhet të realizohet në afat prej 90 ditësh.

Ministrja shtoi se këtë vit janë siguruar 15% rritje rritje të mjeteve për buxhetin e mbrojtjes, janë rritur pagat e të gjithë pjesëtarëve të ARM-së dhe janë siguruar para për respektim të plotë të marrëveshjeve kolektive dhe pagesë e plotë për të gjitha pagat ditore për kujdestari 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat