OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka legjitimitet ta ndryshojë Kushtetutën

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka legjitimitet ta ndryshojë Kushtetutën

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:35
OBRM-PDUKM

Sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Zoran Zaevi nuk ka legjitimitet ta ndryshojë Kushtetutën dhe ta ndryshojë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Zoran Zaevi nuk ka legjitimitet ta ndryshojë identitetin, historinë, kulturën dhe traditën e Republikës së Maqedonisë. Krahas gjithë parregullsive, kërcënimeve, blerjeve dhe mbushjen e kutive qytetarët thanë jo”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se një milion e 200 mijë qytetarë i dhanë karton të kuq Zaevi dhe LSDM-së në referendumin e 30 shtatorit dhe se qytetarët nuk përkrahën politikë anti-shtetërore dhe i porositën se marrëveshje e Prespës është politikisht e vdekur.

“Secila përpjekje për futjen me forcë të marrëveshjes së Prespës në Kuvend është përdhunim i vullnetit të qytetarëve”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Zoran Zaevi duhet të heq dorë nga marrëveshja kapitulluese për ndryshimin e emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat