Të djathtët evropian të dëshpëruar nga jokonstruktiviteti i OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Të djathtët evropian të dëshpëruar nga jokonstruktiviteti i OBRM-PDUKM-së

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:49
Foto

Pas heshtjes së gjatë pas referendumit për marrëveshjen e emrit, u deklarua edhe Partia Popullore Evropiane, ku është anëtare edhe OBRM-PDUKM-ja. Kryetari i partisë, Joseph Daul, shkroi në “Twitter” se është i dëshpëruar nga raporti i partisë së tyre si motër në procesin e emrit.

“Duhet të sillet vendim i rëndësishëm për të ardhmen e Ish Republikës Jugosllave Republika e Maqedonisë dhe gjithë rajonin në BE dhe NATO. Jam i dëshpëruar nga roli i deritashëm i opozitës në proces, konstruktivitetin duhet ta mbizotëroj mbi bojkotimin. Dialogu mes atyre në qeverisje në IRJM dhe opozitën është i nevojshëm për shkak se është pjesë e rëndësishme e demokracisë”, shkroi Daul, përcjell PPE për gjatë kohë refuzonte të reagojë, ndërsa burime nga partia thopnë se ka pasur edhe përpjekje për dialog me OBRM-PDUKM-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat