Grubi: Të gjithë 120 deputetët të përkrahin ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Grubi: Të gjithë 120 deputetët të përkrahin ndryshimet kushtetuese

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:47
Artan Grubi

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi deklaroi se “BDI i përkrah ndryshimet kushtetuese për integrimin në BE dhe NATO dhe konsiderojmë se gjithë 120 deputetët duhet t’i përkrahin për shkak se fituan mandat nga qytetarët dhe premtuan zgjidhjen e çështjes së emrit në zgjedhjet e fundit”.

“Të gjithë 120 deputetët duhet t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese. E gjithë bota perëndimore demokratike është me ne në këtë betejë, ndërsa deputetët mendoj se janë të vetëdijshëm se me votimin “për” amendamentet kushtetuese do të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik në shtet”, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Grubi shtoi se Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdimisht komunikon me kolegët e Qeverisë dhe opozitës dhe se pret përkrahje nga të gjithë për ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat