Miratohet raporti për Maqedoninë në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së

Maqedonia

Miratohet raporti për Maqedoninë në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:37
Parlamentin Evropian

Me 47 vota “për”, nëntë “kundër” dhe një i përmbajtur, komisioni për punë të jashtme të Parlamentit Evropian e miratoi raportin e njoftuesit, Ivo Vajgl për Maqedoninë në të cilën mbështetet hapja e bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019.

Raporti duhet të miratohet në seancën plenare në Parlamentin Evropian gjatë muajit nëntor. Varësisht nga zhvillimi i gjendjes politike në Maqedoni deri atëherë është lënë e hapur mundësia e miratimit të amendamenteve plotësuese.

Vajgl paraqiti një amendament shtesë pas referendumit më 30 shtator duke deklaruar se nevojitet mbështetje shtesë për të ardhmen euroatlantike të vendit dhe ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Deputetët inkurajojnë qeverinë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të përmbushur dispozitat e marrëveshjes me Greqinë, thuhet në amendamenti.

Disa amendamente nga eurodeputetët grekë u refuzuan, duke përfshirë edhe amendamentin e ish-deputetit të Sofija Sakorafa, e cila u largua nga partia Syriza dy vjet më parë dhe janë kundër marrëveshjes së Prespës.

Ndër të tjera, ajo paraqiti një amendament ku kërkon që të fshihet mbiemri “maqedonas” në tërë raportin. Sakorafa kërkoi gjithashtu që të heqë nga teksti një fjali që kujton se Maqedonia në fillim të viteve 2000 ishte një kampion në procesin e eurointegrimimit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat