Ndryshimet kushtetuese, Qeveria pret të sigurohet shumica e nevojshme

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese, Qeveria pret të sigurohet shumica e nevojshme

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:28
Kuvendi i Maqedonisë

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski ka ripërsëritur pritjet e Qeverisë për arritjen e shumicës së dy të tretave të votave për ndryshimet kushtetuese, për çka sot Komisioni i Kuvendit për çështje të Kushtetutës duhet ta fillojë debatin për propozimin rreth nevojës për ndryshime kushtetuese, të parashtruar nga Qeveria.

Ai paralajmëroi se fjalë hyrëse në Komisionin do të ketë kryeministri Zoran Zaev.

“Vlerësojmë se ky vendim historik para të cilit gjenden deputetët në Parlamentin e Maqedonisë është me rëndësi thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Vlerësojmë dhe presim që shumica e deputetëve në Parlament do ta dëgjojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve, të cilët më 30 shtator votuan “për” këto angazhime”, tha Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat