Ushtarët e ARM-së parandalojnë kalimin ilegal të emigrantëve nga Greqia

Maqedonia

Ushtarët e ARM-së parandalojnë kalimin ilegal të emigrantëve nga Greqia

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:25
Ilustrim

Ushtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë kanë shtënë disa herë në ajër për të parandaluar emigrantët ilegal të hyjnë në territorin e Maqedonisë, duke theksuar se njëri nga emigrantët është arrestuar nga MPB dhe është dorëzuar në organet kompetente për procedurën e mëtutjeshme.

Nga Armata gjithashtu thonë se gjatë patrullës së rregullt në rajonin e rrugës rajonale Gjevgjeli – fshati Moin, në rajonin e fermës së shpendëve, nga ana e patrullës së ARM-së është hetuar lëvizje e një grupi të njerëzve të cilët në mënyrë ilegale e kanë kaluar pikën kufitare.

“Duke i ndjekur rregullat dhe procedurat në këtë situatë, nga ana e patrullës, disa herë është dhënë paralajmërim me zë që personat të ndalen, por për shkak të lëvizjes së tyre të mëtutjeshme, janë gjuajtur disa plumba në ajër, pas së cilës kalimtarët ilegal janë kthyer mbrapa në territorin grek, derisa njëri prej tyre është ndaluar dhe është dorëzuar në organet e MPB-së për procedurë të mëtutjeshme”, deklarojnë nga ARM.

Nga ARM theksojnë se ata bashkë me policinë kufitare vazhdojnë të ngelen maksimalisht të gatshëm për të parandaluar përpjekjet e hyrjes ilegale në Maqedoni që nga fillimi i krizës së emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat