OBRM-PDUKM: Zoran Zaev nuk e ka mbështetjen e popullit për politikat e tij

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zoran Zaev nuk e ka mbështetjen e popullit për politikat e tij

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:15
Zoran Zaev

Partia opozitare maqedonse OBRM-PDUKM, përmes një komunikate për media thekson se Zoran Zaev nuk duhet të pyet se “çfarë do të bëjmë tani”, por duhet ta respektojë vulnetin e popullit.

Nga kjo parti shtojnë se kryeministri Zaev duhet të mbajë përgjegjësi për miliona eurot e harxhuara në referendum.

“Karriera e Zoran Zaevit është më e rëndësishme se interesat kombëtare dhe shtetërore. Ai me çdo çmim tenton ta shtyjë marrëveshjen kapitulluese me Greqinë. Populli ishte mjaft i qartë, ndërsa LSDM nuk dëshiron ta respektojë vullnetin e 1.2 milionë qytetarëve, të cilët përmes abstenimit nuk u pajtuan për ndryshimin e emrit”, thonë nga partia opozitare.

Ata në fund shtojnë se Zaev frikësohet nga zgjedhjet fer dhe demokratike, në të cilat sipas tyre, populli do ta dërgojë në pension politike kryeministrin dhe Maqedonia do të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat