Plevneliev: Maqedonia ka mundësi historike, ka tre skenare të mundshme në Maqedoni

Maqedonia

Plevneliev: Maqedonia ka mundësi historike, ka tre skenare të mundshme në Maqedoni

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:46
Rosen Plevneliev

Ka raste kur fati jep duart dhe duhet të pranohet. Maqedonia është përpara një situate të tillë. Ajo ka mundësi unike historike, tha ish-kryetari i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, lidhur me procesin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes së Prespës, përcjell 

Siç tha ai në diskutim mbi temën “Perspektiva bullgare dhe evropiane: referendumi në Maqedoni”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Politikën e Jashtme, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, dy dekada më parë, Maqedonia ishte dhjetë vjet përpara Bullgarisë, por sot së paku dhjetë vjet pas Bullgarisë.

“Gjithçka çka është e mirë dhe çka ndodhi në Bullgari gjatë viteve të fundit është në falënderim të anëtarësimit të saj në BE dhe NATO. Nga viti 1999 e këndej investimet e huaja në vend kapin shifrën e mbi 40 miliardë euro”, tha Plevneliev.

Ai mendon se ka tre skenare të mundshme për zhvillimin e Maqedonisë. Sipas tij, i pari është miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë dhe Maqedonia që të ketë një perspektivë të qartë dhe në rajon që të ketë paqe të qëndrueshme.

Skenari i dytë, nga ana tjetër, thotë ish-kryetari bullgar, janë zgjedhje të reja që nuk do të ndryshojnë situatën në Maqedoni.
Skenari i tretë është negative dhe Maqedonia mund të bie në një izolim të tërësishëm, ndërsa është e mundur destabilizimi i tërësishëm”, tha Plevneliev./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat