Arbër Ademi: Anëtarësimi në NATO alternativa e vetme

Maqedonia

Arbër Ademi: Anëtarësimi në NATO alternativa e vetme

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:12
Arbër Ademi nga emisioni

Për momentin, dihet tema kryesore për ndryshimet kushtetuese – anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian.

Mendojmë se nuk është momenti që këtë agjendë ta ngarkojmë edhe me çështje tjera, pasi synimi i të gjithë neve është realizimi final i qëllimit – anëtarësimi në NATO.

Kështu u shpreh në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se, i madh e i vogël e dinë tashmë se strategjia e BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti është anëtarësimi në NATO dhe BE dhe në momentet kyçe, askush nga BDI nuk dëshiron që për pikë politike, të hap çështje tjera.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është parti serioze, e përgjegjshme me përcaktime të qarta programore dhe politike dhe i mbështesim këto ndryshime kushtetuese, pa e ngarkuar situatën edhe më shumë me kërkesa tjera. Anëtarësimi në NATO dhe në BE është qëllimi i qytetarëve të vendit dhe kjo është edhe synimi ynë”, tha Ademi, sipas të cilit, për momentin, shumë më me rëndësi është miratimi i ndryshimeve kushtetuese që sjell NATO-n sesa agjenda tjera politike të brendshme.

“Realiteti,relacionet, gjeopolitika dhe interesat strategjike janë në radhë të parë në këto momente. Agjendën nuk duhet ta ngarkojmë me tendencë për të komplikuar situatën ashtu edhe të komplikuar. Ne duhet ti inkurajojmë deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese, sepse kjo hap rrugën drejt të ardhmes të ndritur”, tha Ademi, duke përsëritur se është optimist në sigurimin e dy të tretave të votave për ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat