SPP akuzon MPB-në për mungesën e uniformave të policëve në Maqedoni

Maqedonia

SPP akuzon MPB-në për mungesën e uniformave të policëve në Maqedoni

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:17
Policia maqedonase

Sindikata e Pavarur e Policisë sot sërish ka akuzuar MPB-në se zyrtarët policorë akoma nuk kanë uniforma.

Kryetari i SPP-së Goce Dellçev, në një deklaratë për media tha se zyrtarët policorë me vetëfinancim blejnë uniforma nga tregjet e egra.

Coca-Cola HBC Kosova zgjeron flotën e veturave me partnerin Auto Mita

“I japim mbështetje publike ministrit dhe si sindikatë e pavarur kërkojmë që personat me arsim adekuat të punësohen në pajtim me rregullat e brendshme, në mënyrë që të mos kemi persona me diploma të falsifikuara”, thanë nga SPP.

Ndërsa për akuzat e SPP ka reaguar edhe MPB, prej ku thanë se gjatë periudhës së fundit janë blerë komplet uniforma për përfaqësuesit e ES3 për mjedise urbane, si dhe uniforma për mjedise rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat