Maqedonia dhe SHBA-të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë kibernetike

Maqedonia

Maqedonia dhe SHBA-të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë kibernetike

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:26
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë dhe ajo e SHBA-ve kanë filluar shkëmbimin e praktikave në kuadër të fushës për siguri kibernetike dhe ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse në këtë fushë.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë njoftojnë se qëllimi i bashkëpunimit është që të rritet ndërveprimi dhe të pengohen ndikimet negative mbi procesin demokratik tek të dy vendet.

“Sipas shqyrtimit të ri strategjik për mbrojtje të Ministrisë së Mbrojtjes, hapësira kibernetike mbetet cak i sulmeve në botë, por edhe tek ne. Në pajtim me dokumentet strategjike është e nevojshme që Maqedonia të zhvillojë kapacitetet e saj me të cilat do të menaxhojë kërcënime të tilla dhe do t’i parandalojë në kohë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ata shtojnë se bashkëpunimi me SHBA-të është pjesë e strategjisë së publikuar më herët për sigurinë e vendit, si dhe parasheh bashkëpunim edhe partnerë tjerë për këmbimin e informacioneve në lidhje me këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat