Arrestohen dy policë për marrje të “ryshfetit”

Maqedonia

Arrestohen dy policë për marrje të “ryshfetit”

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:02
Policia

Njësia për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Publike Themelore në Veles ka ngritur padi penale kundër S.F. (27) dhe D.T. (22) zyrtarë policor nga zyra e policisë në Demir Kapi, për shkak të dyshimi të kryerjes së veprës penale “marrje ryshfeti, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Anegellovski.

Ai tha se zyrtarët policor më 11 dhjetor rreth orës 16:00 në magjistralen afër Demir Kapisë kanë ndaluar në veturë të drejtuar nga shtetas të Serbisë dhe i kanë kërkuar 50 euro ryshfet që të mos i shkruajnë dënim për thyerjen e ligjit.

“I dëmtuari ua ka dhënë parat, por menjëherë ka shkuar në stacionin policor në Negotinë, ku edhe e ka lajmëruar rastin dhe menjëherë është aktivizuar kontroll i brendshme në kuadër të MPB-së, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Veles kanë marr masa për mbledhjen e dëshmive dhe dokumentimin e ngjarjes. Menjëherë pas dokumentimit të ngjarjes personat janë dërguar para Prokurorisë Publike Themelore, ndërsa gjyqtari më seancën e më hershme i caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat