Sindikata e Pavarur e Arsimit ankohet për diskriminim

Maqedonia

Sindikata e Pavarur e Arsimit ankohet për diskriminim

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Arsimit arsim kanë ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të tyre në këtë profesion. Siç thonë ata, të gjithë punonjësit në arsim që nuk janë pjesë e SASHK-ut nuk mund të gëzojnë të drejtat e barabarta të punës sikurse kolegët e tyre, anëtarë të SASHK-ut. Madje, nga Sindikata e Pavarur ankohen se janë të kërcënuara nëse largohen nga SASHK-u dhe bëhen pjesë e ndonjë sindikate tjetër.

Një pjese të kolegëve të cilët nuk janë anëtarë të SASHK-ut u janë ulur ditët e pushimit vjetor ndërsa të tjerëve nuk u respektohet vullneti të largohen nga sindikata. Janë vënë në pozitë që pa vullnetin tu merret anëtarësi për organizatën për të cilën kanë humbur besimin. Prandaj, pyesim publikisht: ku duhet të drejtohen punëtorët kur u shkelen të drejtat e tyre, përse nuk reagojnë organet shtetërore edhe pse kanë një numër të dëshmive që tregojnë parregullsi në arsim?- deklaroi Zhaklina Sveqarovska, Sindikata e pavarur e Arsimit.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se çdo i punësuar në arsim gëzon të drejta të barabarta, pavarësisht se cilës sindikatë i takon.

Këto të drejta vlejnë për të gjithë që janë të punësuar në arsim kështu që nuk bëhet fjalë për asnjë lloj diskriminimi. Nëse eventualisht ka situata të tilla do t’i shqyrtojmë edhe në kuadër të Ministrisë së Arsimit por edhe do të bisedojmë me sindikatat për shkak se jemi të detyruar që atë dialog social ta trajtojmë më të gjitha palët e prekura- deklaroi Arbër Ademi, ministër I Arsimit.

Ministri Ademi, këtë përgjigje e dha në kuadër të manifestimit për projektin “Ndërtojmë ura” të organizuar nga OSBE dhe Ministria e Arsimit. Projekti në fjalë ku përfshihen nxënës të shkollave fillore dhe të mesme ka për qëllim njohjen me vlerat themelore njerëzore, etike dhe morale, respektimin e diversiteteve, traditën e komuniteteve etnike dhe shumë më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat