Vllatko Gjorçev në IRI në Uashington: OBRM-PDUKM do të bashkëpunojë fuqishëm me SHBA-të

Maqedonia

Vllatko Gjorçev në IRI në Uashington: OBRM-PDUKM do të bashkëpunojë fuqishëm me SHBA-të

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 11:34
Vllatko Gjorçev

Sekretari ndërkombëtar i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev u takua me Jan Eric Surotchak, drejtorin e ri të IRI-it për strategjinë transatlantike dhe drejtorin aktual të IRI-it për në Evropë.

Gjorçev e njoftoi bashkëbiseduesin me situatën aktuale politike në Maqedoni pas përfundimit të referendumit të pasuksesshëm më 30 shtator. Qytetarët mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por është e qartë se në mesin e njerëzve ka mosbesim të madh drejtë politikave të Zoran Zaevit.

Gjorçev shtoi se treguesit ekonomikë po përkeqësohen, së bashku me persekutimin politik dhe lirinë e medias, si dhe prapambetjen e përgjithshme të Maqedonisë në shumë fusha.

Gjithashtu, Gjorçev falënderoi për bashkëpunimin e gjatë dhe ndihmën e IRI-it për OBRM-PDUKM-në, e cila ka ekzistuar për 25 vjet.

OBRM-PDUKM do të vazhdojë të bashkëpunojë me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe me Partinë Republikane, si pjesë e partneritetit strategjik të Maqedonisë me Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, OBRM-PDUKM do të vazhdojë të nxisë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me NDI-në dhe Partinë Demokratike, sepse marrëdhëniet politike me Shtetet e Bashkuara janë përtej kornizës së partive dhe mbahen pa marrë parasysh se kush është qeveria apo në opozitë në të dyja vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat