Tetovë, vonesa në ndërtimin e objektit të teatrit

Maqedonia

Tetovë, vonesa në ndërtimin e objektit të teatrit

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:59
Haki Fazliu

Objekti i ri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës nuk do të përfundojë me ndërtim as në afatin e shtyrë së fundmi për vitin 2019. Autoritet thonë se punimet do të shënojnë vonesë edhe për dy vjet të tjera. Drejtuesi i punimeve tha se arsyeja për vonesën është mos lëshimi në kohë i mjeteve nga qeveria e kaluar, dhe procedura gjyqësore me zhvendosjen e barakave që zgjati rreth dy vite.

Ka filluar që nga 2010 me projektin ideor, por pas kësaj erdhën problemet që na zhagitën një pjesë të kohës pra problemet me kiosqet dhe trafon e EVN-së dhe gjitha këto u zgjodhën. Asokohe parashihej me planin dinamik të përfundojë në 2019, por sipas zhegitjeve rreth dy vite na i morën këto përplasje nëpër gjyqe pra edhe dy vjet të tjera do shtohen që të përfundojë faza e dytë pra diku në 2021 duhet të përfundojë. Pastaj 2016 ka qenë më kritike me pagesat, por me ndërrimin e qeverisë u plotësuan edhe borxhet e bartura- deklaroi  Haki Fazliu, Drejtues i punëve të objektit të ri.

Megjithatë vonesat shkaktojnë pengesa në realizimin e projekteve kulturore ndërkohë që edhe punonjësit dhe administrata punojnë në kushte mizore,  pa nxehje dhe pa hapësira për zhvillimin e veprimtarisë.

Është e vërtetë që kushtet janë tmerrësisht të vështira siç e përmende edhe vetë duke përfshirë procesin e provave, të administratës ku kemi të punësuar të ri që nuk guxojmë t`i thirrim shkaku se nuk kemi ambiente, mungesë salle për premiera, për repriza për repertoare  por se di si do ia dalim. Salla verës është shumë e nxehtë, dimrit është shumë e ftohtë dhe mundohemi t`i kryejmë shfaqet sa më herrët, tani përgatisim një premierë të hënën fillon shfaqja tjetër që të arrimë në nëntor t`i përfundojmë punët që mos të na zë dimri- tha : Arsim Fazlia, Drejtor i Teatrit të Tetovës.

Ndërtimi i objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës së Tetovës ka filluar në vitin 2010 dhe duhej të përfundonte në vitin 2016. Megjithatë projekti pësoi disa ndryshime dhe afat u shtynë disa herë. Projekti i gjend edhe në programet e partive politike si premtim parazgjedhor por deri tani u shkelën të gjitha afatet. Mbetet të shihet nëse do të respektohet afati i ri caktuar për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat