Seanca gjyqësore për rastet “Lëndina” dhe “TNT”

Maqedonia

Seanca gjyqësore për rastet “Lëndina” dhe “TNT”

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 09:29
Dragan Pavlloviq-Llatas

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Lëndina” dhe “TNT”.

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan, për ndërtim pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës pa leje për ndërtim.

Ndërsa në lëndën “TNT” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për shkak të urrejtjes politike, duke rrënuar kompleksin “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat