Kammenos: Kam propozuar alternativë për Marrëveshjen e Prespës, Tsipras nuk e ka miratuar

Maqedonia

Kammenos: Kam propozuar alternativë për Marrëveshjen e Prespës, Tsipras nuk e ka miratuar

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:11
Panos Kammenos

“Si partner i koalicionit në qeveri kam pasur obligim të prezantoj propozimin alternativ, të cilin kryeministri Alexis Tsipras e di, por nuk e miraton si politikë nacionale”, ka thënë ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos në intervistën për televizionin shtetëror ERT, lidhur me planin e tij B për marrëveshje ndërshtetërore si alternativë të Marrëveshjes së Prespës, të paraqitur në takimin me përfaqësues të administratës amerikane, gjatë vizitës së tij në Washington.

“Propozimin alternativ e di kryeministri, por nuk e ka miratuar si politikë nacionale. E kam sqaruar, se ky sipas mendimit tonë, do të duhej të jetë propozim, propozim alternativ në rast se Marrëveshja e Prespës të mos ecë përpara ose nga ana jonë ose nga ana e tyre”, ka thënë Kamenos, duke sqaruar se propozimi i tij është të garantohet siguri në rajon, sipas shembullit të takimeve trilaterale që i mban Greqia, të bëhet një marrëveshje në të cilën do të marrin pjesë Shqipëria, Bullgaria, Greqia edhe Maqedonia edhe SHBA-ja, ndërsa më vonë të inkuadrohet edhe Serbia.

Ministri i Mbrojtjes dhe lider i “Grekëve të Pavarur”, ka thënë se ai është pozicioni si partner koalicioni, ndërsa përgjigja që ka marrë nga SHBA-ja ka qenë se insistojnë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës.

Ai ka shtuar se në takim me ministrin e Jashtëm të SHBA-së – vendin partner, “ke për detyrë jo vetëm të shprehësh mospajtimin tënd, por të japësh edhe propozim alternativ”.

Në intervistë për ERT, Kamenos edhe njëherë përsëriti se derisa ka qëndruar në SHBA, nuk ka pasur bisedë telefonike me Ciprasin, ndërkaq refuzoi të japë përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë nëse gjatë ditës së sotme do të realizojë takim me kryeministrin grek, siç publikojnë prej mëngjesit disa nga mediumet greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat