Kuvelis: Kam bindjen se në Kuvendin grek do të ketë shumicë për Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Kuvelis: Kam bindjen se në Kuvendin grek do të ketë shumicë për Marrëveshjen e Prespës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:21
Fotis Kuvelis

Marrëveshja e Presës është e rëndësishme dhe e volitshme për Greqinë dhe rajonin, dhe se do të fitojë shumicë votash në Kuvendin e Greqisë.

Kështu shprehet ministri grek për detin, Fotis Kuvelis, në intervsitën e tij për radion shtetërore greke.

“Vlerësimi im, do të thoja dhe bindja ime është se Marrëveshja e Prespës, një marrëveshje posaçërisht e rëndësishme dhe e volitshme për Greqinë dhe rajonin më gjërë, do të votohet”, shprehet ai.

Kuvelis kërkon nga një deputet i ish-partisë së tij që të ketë qasje ndryshe nga të tjerët, që janë pjesë e Lëvizjes për ndryshime, dhe ta mbështetë këtë Marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat