Hidhet poshtë oferta e Zaevit për amnesti

Maqedonia

Hidhet poshtë oferta e Zaevit për amnesti

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:46
Igor Janushev

Përmes sekretarit të përgjithshëm të partisë, Igor Janushev, OBRM-PDUKM-ja e ka hedhur poshtë ofertën për amnesti, të cilën kryeministri Zoran Zaev e ka ofruar nga Kuvendi i Maqedonisë.

Sipas tij, para se gjithash kërkohet drejtësi për rastet gjyqësore të ish-funksionarëve të kësaj partie politike.

Janushev shprehet se në bazë të argumenteve do dëshmive, paanshëm institucionet duhet të sjellin vendim të drejtë për të akuzuarit.

Me vendosmëri, Janushev tha se nuk bëhet fjalë për amnesti, dhe se kërkohet drejtësi për raste të fabrikuara dhe të montuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat