Anketa: Ekonomia dhe punësimi janë më të rëndësishme se çështja e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Anketa: Ekonomia dhe punësimi janë më të rëndësishme se çështja e emrit të Maqedonisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:48
Flamuri maqedonas

Rezultatet e hulumtimit të qëndrimeve dhe përfytyrimit të , për gjendjen sociopolitike në Maqedoni të përgatitura nga TIM instituti, me porosi të TV24, tregojnë se 32.6% e të pyeturve mendojnë se vendi lëvizë në drejtim të gabuar.

Nga të pyeturit, 32.2% mendojnë se vendi lëvizë në drejtimin e duhur.

Në lidhje me problemin më të rëndësishëm me të cilin përballet vendi, nga gjithsej 1096 të pyetur, 35.1% kanë thënë se ekonomia dhe punësimi janë problemet më të mëdhaja në vend.

Pas këtyre, radhiten integrimet euro-atlantike, e pastaj gjendja e përgjithshme politike, respektivisht 17.9% dhe 17.3%.

Çështja e emrit konsiderohet si problem me rëndësi vetëm për 1.3% e të pyeturve.

46.1% mendojnë se Qeveria duhet ta respektojë vullnetin e shumicës që mbështetën Marrëveshjen për emrin dhe të vazhdohet me zbatimin e saj, kurse 32% mendojnë të kundërtën, sepse nuk dolën 50% e qytetarëve.

51.5% do të dëshironin që dy e treta e deputetëve ta mbështetin marrëveshjen, ndërsa 34% mendojnë se Kuvendi duhet ta hedh poshtë këtë Marrëveshje.

Nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme, vetëm 29.1% do të votonin për LSDM, kurse 18.1% për OBRM-PDUKM-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat