Shuhen zjarret në rajonin e Kërçovës

Maqedonia

Shuhen zjarret në rajonin e Kërçovës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

U lokalizuan të gjitha zjarret që shpërthyen në rajonet e fshatrave Belicë dhe Prostranjë, në pjesën jugore të komunës së Kërçovës.

Me këtë rast është pamundësuar zgjerimi i tyre i mëtutjeshëm.

Në shuarjen e zjarreve u angazhuan shërbimet e ndërmarrjes pyjore “Llopushnik” dhe Njësia territoriale zjarrfikëse e Kërçovës.

Nga SPB e Ohrit thonë se era që frynte ishte rrezik që zjarri të përhapet edhe më shumë, megjithatë u arrit që të futet nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat