Ziadin Sela: Zaevi nuk mund të fal për 27 prillin, nuk është mbi drejtësinë

Maqedonia

Ziadin Sela: Zaevi nuk mund të fal për 27 prillin, nuk është mbi drejtësinë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 09:43
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, përmes një postmi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev, i cili u shpreh i gatshëm t’i falë fajtorët për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

Sela thotë se nuk e di nëse Zaev ka pasur ndonjë sherr familjar më 27 prill, që po shtron dorën e pajtimit

“Nuk e di se vallë kryeministri Zoran Zaev a ka pasur ndonjë hall, sherr privat apo familjar më datë 27 Prill që po shtron dorën e pajtimit. Në qoftë se e ka për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvend, ai nuk është mbi institucionet, mbi drejtësinë. Është i zgjedhur si Kryeministër i vendit dhe jo Mbret i tij”, shkruan Sela.

Për deklaratat e djeshme të Zoran Zaevit në seancën në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, pati reagime të ndryshme në opinion, ndërsa një propozim i tillë u refuzua nga partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat