Shtatë aksidente dje në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

Maqedonia

Shtatë aksidente dje në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Dy këmbësorë janë lënduar më rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë më lehtë në shtatë fatkeqësi rrugore që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit. Në tre fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, 31 vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa pesë vozitës kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Dymbëdhjetë vozitës kanë vozitur para se të pajisen me patent shofer, ndërsa nga komunikacioni janë çkyçur edhe tre vozitës fillestarë.

Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 15 automjete të paregjistruara dhe tre automjete në gjendje teknike jo të rregullt dhe një automjet i stërngarkuar.

Në 24 orët e fundit policia rrugore ka shqiptuar 82 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 52 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat