Sasho Vasilevski lirohet nga arresti shtëpiak, jep garanci 400 mijë euro për t’u gjykuar në liri

Maqedonia

Sasho Vasilevski lirohet nga arresti shtëpiak, jep garanci 400 mijë euro për t’u gjykuar në liri

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:12
Sasho Vasilevski

Deputetit të OBRM-PDUKM-së Sasho Vasilevski, i cili është i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit i është shfuqizuar masa e arrestit shtëpiak dhe do të gjykohet në liri pasi ka dhënë garanci rreth 400 mijë euro.

Sipas TV24, vendimi është marrë sot, ndërsa Prokuroria nuk do të dorëzojë ankesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Vasilevskit, Aleksandar Novakovski thotë se vendimin për lirimin e klientit të tij nuk e kanë marrë akoma nga Gjykata Penale, por konfirmoi se më herët kanë kërkuar që ai të gjykohet në liri dhe të jepet garanci.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat