Fillojnë bisedimet me NATO-n, Kuvendi do të vendosë për anëtarësim

Maqedonia

Fillojnë bisedimet me NATO-n, Kuvendi do të vendosë për anëtarësim

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

“Bisedimet parainkuadruese për hyrjen e Maqedonisë në NATO fillojnë zyrtarisht të enjten dhe të premten në Bruksel, me vizitën e anëtarëve të Komitetit për integrim në NATO dhe të Komitetit punues për integrim në selinë e Aleancës ku do të takohen me përfaqësues të saj, të cilat do të jenë të kyçura në procesin e vërtetimit të harmonizimit të vendit me standardet e NATO-s. Me këtë sesion të bisedimeve në Bruksel, Maqedonia de fakto e hap fazën e fundit në raportet me NATO-n para anëtarësimit në Aleancë për çka vendit mori ftesë në Samitin në korrik në Bruksel këtë vit”.

Këtë e theksoi sot në konferencën për shtyp koordinatori nacional për NATO-n, Stevo Pendarovski, i cili së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov folën për pjesën teknike të bisedimeve, por edhe për kontestin e përgjithshëm në të cilin ata do të fillojnë, respektivisht debat kuvendor për propozimin për inkuadrimin drejt ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

“E gjithë kjo duhet të shkojë përmes implementimit të Marrëveshjes së Prespës, siç edhe na dikton vullneti dominues politik i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Sipas të gjitha analizave të bëra nga institucionet relevante dhe individë, anëtarësimi ynë në NATO dukshëm do ta rrisë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe shembull pozitiv dhe kontribut drejt sigurisë rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit”, tha Pendarovski.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, potencoi se tani është momenti që të gjithë deputetët të dëshmojnë se janë të gatshëm që fjalët dhe premtimet që paraprakisht i kanë dhënë lidhur me atë se anëtarësimi në NATO është qëllim strategjik, t’i shndërrojnë në vepra.

Ministri Dimitrov duke e përsëritur rëndësinë e hyrjes së Maqedonisë në NATO lidhur me garancinë e sigurisë së shtetit, por edhe mundësinë për prosperitetin e saj të mëtutjeshëm theksoi se me Marrëveshjen me Greqinë e cila ishte një parakusht për zhbllokimin e procesit që vendi të marrë ftesë në të vërtetë afirmohet identiteti i Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat