Refuzohet ankesa e PSP-së për rastin “Banka Postare”

Maqedonia

Refuzohet ankesa e PSP-së për rastin “Banka Postare”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:48
Foto

Këshilli i Gjykatës Penale për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka refuzuar ankesën e PSP-së kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës së mëhershme për përcaktimin e masë së kujdesit për ish-kryetarin e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov dhe pronarit të “Noel eksport import” Tome Glavçev.“Këshilli Penal i Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Gjykatën Themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas ankesës së Prokurorisë Speciale Publike të ngritur kundër vendimit të gjyqtarit nga procedura paraprake, ka marr vendim sipas të cilës ankesën e Prokurorisë e ka refuzuar, ndërsa e konfirmon vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në deklaratë.Lidhur me paragrafin 2 të ankesës, ndërsa sipas obligimit zyrtar, me vendimin e Këshillit të dyshuarve R.D. dhe T.G. është duke u përpunuar një masë paraprake shtesë, siç është marrja e përkohshëm e dokumenteve të udhëtimi dhe ndalimi i lëshimit të një dokumenti të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat