Tsipras: I inkurajoj fqinjët që të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve nga marrëveshja e Prespës

Maqedonia

Tsipras: I inkurajoj fqinjët që të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve nga marrëveshja e Prespës

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:19
Alexis Tsipras

Dua që të inkurajoj fqinjët që të vazhdojnë me proceset, me guxim dhe vendosmëri për të bërë hapin vendimtar në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja historike e Prespës, sepse nuk do të ketë mundësi tjetër, tha kryeministri grek Alexis Tsipras në një deklaratë të dhënë pas dorëheqjes së pranuar të kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias.

Në deklaratë prej katër minutash, Alexis Tsipras dërgoi mesazhe në disa drejtime, si për Maqedoninë, ashtu edhe për çështjet e brendshme të Greqisë, si dhe për anëtarët e qeverisë së tij, përcjell AIM nga Athina.

“Në të njëjtën kohë dua që të dërgoj mesazh për fqinjët tanë këto ditë kanë proceset e tyre të përcaktuara me Kushtetutë, që të vazhdojnë drejtë ndryshimeve kushtetuese, ndryshimit të emrit të tyre kushtetues, siç kërkohet me marrëveshjen e Prespës. Unë dua t’i inkurajoj ata që të ecin përpara me vendosmëri dhe guxim, sepse nuk do të ketë mundësi tjetër. Unë dua të deklarojë edhe një herë se Greqia nuk do të pranojë integrimin e vendit tonë fqinj si anëtare në asnjë organizatë ndërkombëtare, në këtë rast në Bashkimin Evropian dhe NATO, me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë”, tha kryeministrit grek.

Tsipras tha se me zemër të thyer e ka pranuar dorëheqjen e Nikos Kotziasit, dhe shtoi se, vendimin që ai personalisht për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, është një mesazh i dhënë si për brenda ashtu edhe për jashtë se, nuk do të toleroj “asnjë strategji personale në linjën kombëtare në vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat