Takim i Deskoskës me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe sigurisë së Holandës

Maqedonia

Takim i Deskoskës me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe sigurisë së Holandës

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:51
Foto

Agjendë reformuese në gjyqësi, ndryshime në ligjet të cilat pasojnë në periudhën vijuese, ku pritet të forcohet dhe garantohet pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësisë, si dhe reformat në luftën kundër korrupsionit, kanë qenë tema të takimit të sotëm mes ministres së Drejtësisë Renata Deskoska dhe delegacionit të Ministrisë së Drejtësisë dhe sigurisë së Mbretërisë së Holandës.

Delegacionin e ka udhëhequr Arjen Taselar, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte dhe Hans Jonkir, përgjegjës për koordinim të politikave për bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Holandës, Vilem Vauter Plomp.

“Qëllimi i reformave, korrespondon dhe dolën nga vlerësimet e KE-së në raportet për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitet e fundit, ndërsa përfshihen edhe rekomandime nga më shumë raporte ndërkombëtare që u dedikohen reformave në gjyqësi, si reformat prioritare urgjente (Raporti i Pribes), raportet e GREKO-s dhe SEREJ, mendimi i Komisionit të Venecias dhe raporte tjera vendore”, ka informuar në takim ministrja Deskoska.

Siç ka njoftuar më tej ky dikaster, ministrja ka potencuar se cilësia e reformave nuk do të jetë mjet i kompromisit dhe ka theksuar se pret përkrahje nga të gjitha partitë në Kuvend në pjesën e reformave për sundimin e të drejtës, për shkak të përfitimeve që priten prej tyre për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat