Është lokalizuar zjarri që shpërtheu sot në Gjevgjeli

Maqedonia

Është lokalizuar zjarri që shpërtheu sot në Gjevgjeli

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Me ndërhyrjen e shpejtë të njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Gjevgjeli, është lokalizuar zjarri që shpërtheu sot vonë pasdite, midis fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovo, nën kodrën Rudin.

Ekziston dyshimi se zjarri është shkaktuar nga ruajtësit e bagëtive që kanë kaluar nga atje

Pas shpërthimit, zjarri shpejt përfshiu tokat bujqësore në territoret e komunave të Gjevgjelisë dhe Bogdancit. Zjarrfikësit nga Gjevgjelia ndërhynë menjëherë dhe e vunë zjarrin nën kontroll, ndërsa vonë në mbrëmje u lokalizua, gjë që e pengoi përhapjen e tij në fshatin Stojakovo.

Në të njëjtën kohë, një zjarr shpërtheu afër fshatit Prdejci, i cila përfshiu një pjesë e barit, por nuk kaploi vreshtat e kompanisë “Viktoria Graps”.

Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve dhe punëtorë e vreshtarive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat