Maqedoni, krizë në tregtinë me pakicë

Maqedonia

Maqedoni, krizë në tregtinë me pakicë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:56
Ilustrim

Udhëheqësit e subjekteve afariste në tregtinë me pakicë vlerësojnë se gjendja ekonomike në tremujorin e tretë të këtij viti është më e pavolitshme në krahasim me atë paraprak, dhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika.

Sipas të dhënave të publikuara pritet që gjendja ekonomike në këto ndërmarrje të jetë më e pavolitshme edhe në dy tremujoret e ardhshme.

“Sasia e tepricave është rritur në krahasim me tremujorin paraprak. Gjendja financiare në tremujorin e tretë të vitit 2018 është më e pavolitshme në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2018, vlerësimi për porositë e pritura për periudhën e ardhshme është në e volitshme, ndërsa pritjet për numrin e të punësuarve janë se ai do të ulet”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Çmimet shitëse në tremujorin e tretë të vitit 2018 janë rritur në krahasim me atë paraprak, ndërsa pritet rritja e tyre edhe në tre muajt e ardhshëm.

Ndikim më të madh mbi përkufizimin e gjendjes ekonomike në subjektet afariste gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 kanë pasur kërkesë të ulët nga blerësit me 22,8 për qind, konkurrenca e rritur e tregut me 19,1 për qind, mungesa e kuadrit të trajnuar me 15,5 për qind është rritur oferta e tregut me 14 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat