Zekiri: Edhe VMRO-DPMNE nuk premtoi se do të amnistojë për vitin 2001, por amnistoi

Maqedonia

Zekiri: Edhe VMRO-DPMNE nuk premtoi se do të amnistojë për vitin 2001, por amnistoi

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:10
Muhamed Zekiri

Deputeti Muhamed Zekiri nga LSDM-ja në emisionin e mbrëmshëm Top Tema tha se deputetët e kanë marrë legjitimitetin e qytetarëve që të sjellin edhe vendime të vështira.

“A kemi ose jo shumicë, opinioni do ta mësojë të premten, kur pritet të përfundojë debati. Nëse deputetët nuk kanë legjitimitet, atëherë kush ka? Ne e kemi fituar besimin e qytetarëve dhe duhet të sjellim edhe vendime të vështira. Edhe VMRO-DPMNE nuk premtoi se do të sjellë ligj për amnisti në vitin 2001, ndërsa kur erdhi në pushtet solli. Në çfarë mënyre do të hyjmë në NATO, nëse nuk e plotësojmë Marrëveshjen?”, tha Zekiri.

Ai i tha Janushev se e gjithë bota shikon VMRO-në dhe kërkon përgjegjësi nga ata. Sipas Zeqirit, pas disa viteve të gjithë do të kuptojnë se janë patriot dhe jo tradhtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat