Jankulloska, Janakieskit në zgjedhjet e 2013: Të shkaktojmë ndonjë aksident që të vonohen shqiptarët

Maqedonia

Jankulloska, Janakieskit në zgjedhjet e 2013: Të shkaktojmë ndonjë aksident që të vonohen shqiptarët

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:57
Jankulloska, Janakieskit

Me dëgjimin e “bombave” të papublikuara në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik” e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.

Në salllë të pranishëm janë gjithë të akuzuarit, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.

Pjesa më e madhe e “bombave” që janë dëgjuar sot kanë qenë nga data 24 mars 2013, ditën kur janë mbajtur zgjedhjet lokale në vend. Në njërën prej “bombave” dëgjohet se si Mile Janakieski ju lajmërohet njerëzve të tij që të merr informacione në lidhje me daljen e qytetarëve në votime dhe sa janë mundësitë për fitore.

Janakieski ditën e zgjedhjeve ka biseduar edhe me Jankulloskën, të cilën e ka informuar se në orën 04:00 dhe 04:00 dy aeroplan me votues shqiptarë do të aterojnë në Ohër dhe i ka kërkuar mendim se si t’i ndalojnë që të votojnë.

“A t’i mbajmë në aeroport, t’i largojmë shkallët që të vonohen, ose të shkaktojmë ndonjë aksident komunikacioni që të mos mund të kalojnë makina”, e pyet Jankulloska, Mile Janakieskin.

Në seancën e sotme është lëshuar edhe një bombë mes Janakieskit dhe Amdi Bajramit, prej të cilit Janakieski ka kërkuar që të bëjë presion pasi nuk ka pasur dalje të madhe në një vendvotim në Shkup.

Në lëndën “Titanik” akuzohen disa ish-funksionarë të qeverisë së kaluar, të cilët ngarkohen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëmtim të së drejtës së votës, blerje votash dhe financim joligjor të fushatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat